Mbrëmjen e së mërkurës, Ambasada Amerikane në Shqipëri doli me një deklratë ku u bënte thirrje shtetsave të saj të tregonin kujdes për sulme të ndryshme iraniane.
Analisti Skënder Minxhozi tha për Real Story se Ambasada bëri një nga ato deklarata të zakonshme, sicc edhe ne rastet e protestave. Minxhozi shtoi më tej se Irani nuk do të godasë Shqipërinë dhe vendi ynë është tepër i vogël për tu shënjestruar prej tij.
“Irani dha një provë force në distancë dhe këto paralajmërime, ku ambasada bën një nga ato paralajmërimet sa herë ka ndonjë protestë në Tiranë. Një element më bëri përshtypje: që ambasada, në reagimet e mëvonshme, kur është pyetur nëse ka të dhëna për Shqipërinë, përgjigjja është se “do t’i bëjmë publike kur t’i kemi të disponueshme”. Amerikanët dinë gjithçka, sa kohë teatri i luftës në Lindjen e Mesme është kaq i gjerë, dhe besoj se Irani nuk do të godasë Europën; ne jemi shumë më të vegjël.
Siç ka bërë me Azerbajxhanin dhe vendet e monarkisë së Gjirit, që ju keni baza amerikane, gjithë Europa Perëndimore ka dalë me idenë që kjo nuk është lufta jonë. Spanja, Franca dhe Anglia gjithashtu. Të hapësh Hormuzin në kushte kur Trump, pasi bëri lëmshin, thotë “po iki”, kjo është e papërgjegjshme.”


