Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FMN: Kosova, rritje e ngadaltë ekonomike/ Nuk ka stabilitet politik, inflacioni i pakontrolluar

schedule17:10 - 2 Prill, 2026

schedule 17:10 - 2 Prill, 2026

Ekonomia në Kosovë po rritet me ritme tejet të ngadalta.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin vjetor për Kosovën, ku vlerëson se rreziqet për paqëndrueshmëri ekonomike qëndrojnë, veçanërisht për shkak të pasigurisë politike.

Vendi është nën presionin e një inflacioni të pakontrolluar që shkoi në rreth 5.7 % në janar të 2026-tës, kryesisht për shkak të rritjes së çmimit të ushqimeve.



Rritja reale e Bruto Produktit të Brendshëm ra në 3.6% në vitin 2025, nga 4.6% në vitin 2024.

Deficiti i llogarisë rrjedhëse, që tregon diferencën mes parave që hyjnë dhe dalin nga shteti, u rrit në 9.2% të PBB-së, kryesisht për shkak të rritjes së importeve, sidomos të energjisë dhe ushqimit.

FMN-ja ka parashikuar që rritja ekonomike në vitin 2026 pritet të jetë 3.3%, ndërsa inflacioni pritet të rritet në 5.9%, pastaj të bjerë gradualisht në 2% deri në vitin 2028.

FMN-ja ka përmendur edhe rreziqet për ekonominë e Kosovës, si konfliktet në Lindjen e Mesme, tensionet në tregtinë globale, rritjen e çmimeve të produkteve bazë dhe pasigurinë politike.

Sipas FMN një nga “krahët e shpëtimit” do të ishte përfitimi nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian që mund të ndikojë pozitivisht në rritje ekonomike dhe punësim nëse zbatohet në kohë.

FMN-ja i ka rekomanduar Kosovës të mos rrisë shumë shpenzimet buxhetore, të rrisë investimet publike, të përmirësojë menaxhimin e financave publike, të forcojë mbikëqyrjen e sektorit bankar, të monitorojë kreditë dhe tregun e patundshmërive, të ulë papunësinë dhe të përmirësojë sektorin e energjisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!