Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beteja e vështirë me autizmin/ Sfida dhe shpresa e shumë familjeve për fëmijët e tyre

schedule15:54 - 2 Prill, 2026

schedule 15:54 - 2 Prill, 2026

Para 22 vitesh, ardhja në jetë e Serjanit u prit si një bekim në familjen e Hajrie Llozhit nga Laçi, e cila pas dy vajzave u gëzua me djalë. Por, gëzimi i lindjes shumë shpejtë u shoqërua me një realitet të vështirë. 57 vjeçarja me dhimbje tregon se një komplikacion në javët e fundit të shtatzanisë, çoi në lindje të parakohshme dhe me probleme shëndetësore të djalit të saj. vetem pak dite pas lindjes, mesoi diagnizen e autizmit.

“Kam pas komplikacione në javën e fundit të shtatzënisë, me tension të lartë. Fëmija ka autizëm, epilepsi dhe me prapambetje mendore” thotë ajo.

Sakrificat e një nëne për të vegjlit e saj janë të mëdha, por, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë me aftësi ndryshe.



“Sfida se janë shumë fëmijë kokëfortë, të papërmbajtshëm. Duan gjëra të shpejta që ne as mund t’i kuptojmë ndonjëherë.”thotë ajo.

Për vite me radhë, vështirësitë për Hajrien nuk kanë qenë vetëm brenda mureve të shtëpisë, ajo thotë se edhe shoqëria ka qenë një tjetër pengesë, sidomos në fëmijëri.

“Tani janë sensibilizuar pak njerëzit, më herët i bullizonin shumë. Sidomos cikli 9-vjeçar ka qenë shumë problem.”thotë ajo.

Jeta e përditshme është një përzierje emocionesh,  mes lodhjes e gëzimit, dhe sfidave e dashurisë së pakushtëzuar.

“Hasim shumë vështirësi, herë kanë gëzime e herë hidhërime, duan 24 orë vëmendje në dispozicion.”thotë ajo.

Serjani, edhe pse me aftësi ndryshe, dëshira e prindërve për ta parë të barabartë mes të tjerëve bën që me shumë sakrifica të mos ia mohojnë të drejtën e arsimimit. Ai sot është maturantë, ndërsa në çdo hap që hedh, Hajria është në krah të tij. e cila thotë se pavarësishtë moshës, Serjani mbetet gjithmonë fëmija i vogël që ka nevojë për kujdes dhe përkrahje.

“Në këtë moshë që është 22 vjeç, do mbetet gjithmonë fëmijë për mua i vogël, ka dëshirë të dalë, të luajë, të këndojë. E çoj në shkollë, në gjimnaz është maturant. Ka qejf muzikën.” “Jam vetë invalide, burri punon ndërsa unë rri me të. Jam gjithmonë e përkushtuar pas djalit, nuk orientohet dot.”thotë ajo.

Në Ditën Botërore të Autizmit, Hajria ka një mesazh për të gjitha nënat që përballen me sfida të ngjashme, si një zë që dëshmon më së miri forcën e një gruaje, prindëri për të mos u dorëzuar kurrë, edhe atëherë kur jeta duke e vështirë.

“Jeni nënat më të mira në botë.”thotë ajo.

Në vendin tonë nuk ka shifra të sakta dhe as regjistër zyrtar në lidhje me këtë çrregullim. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rreth 26% e fëmijëve me aftësi ndryshe  janë me autizëm. Ndërsa referuar klubeve të prindërve të fëmijëve më autizëm, në Shqipëri janë afro 12 mijë persona që vuajnë nga spektri autik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!