Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pagat e mjekësisë dhe estetikës në “lupë”/Eksperti: Instrument kundër informalitetit, kontrolli të shtrihet edhe në sektorë të tjerë

schedule14:33 - 2 Prill, 2026

schedule 14:33 - 2 Prill, 2026

TIRANË- Administrata Tatimore ka publikuar pagat indikative në sektorin e mjekësisë dhe të estetikës. Pas kësaj në këtë sektor do të nisë një kontroll i thelluar  ku do të verifikohen deklarimet për nivelin real të pagave.

Ndërsa do të përdoret edhe inteligjenca artificiale për analizimin e të dhënave. Pagat në sektorin e mjekësisë dhe estetikës variojnë nga 75 deri në 215 mijë lekë.

Eksperti i punësimit, Arbër Xhihani, i ftuar në “Money Report” theksoi se ky hap është një qasje e duhur, e cila synon të luftojë fenomenin e informalitetit në ekonomi.



“Më tepër është një instrument në luftën kundër informalitetit. Ndodhemi në një fazë të vetërregullimit të tregut të punës, pasi tregu ka pasur një ndryshim të madh sa i takon kushteve, por dhe te pagave. Punëdhënësit dhe punëmarrësit duket të kenë një bazë ligjore, për të shmangur problemet e informalitetit”, tha ai.

Ai theksoi se skemat të tilla që i shpallin luftë fenomenit të informalitetit ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në skemën e pensioneve në Shqipëri.

Gjatë diskutimit me gazetaren Genta Dobra, eksperti nënvizoi se kontrollet e tatimeve duhet të shtrihen në të gjithë sektorët, me qëllim që punëdhënësi dhe punëmarrësi te veprojnë mbi baza ligjore dhe mos të kenë hapësira për abuzime.

“Kjo është një masë e rëndësishme për skemën e pensioneve. Deklarimi real i pagave dhe lufta kundër informaliteti duhet të këtë një vëmendje të veçantë. Përdormi i inteligjencës artificiale një mundësi kundër informalitetit.

Duhet ndërhyrje edhe në sektorë të tjerë. Ka një rritje të konsiderueshme të  nivelit të pagave.”, tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!