Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në fjalën e tij në Kuvend vlerësoi punën e Policisë së Shtetit. Lamallari theksoi se besimi të policia dhe siguria prek drejtpërdrejt në themelet e shtetit të së drejtës duke bërë apel që të tregohet kujdes me etiketimet apo politikën e baltosjes.
“Shqipëria ka shënuar rekord në sekuestrimin e aseteve me origjinë kriminale. Kemi 17.9 milionë euro pasuri kriminale, janë sekuestruar. Kemi 7.2% të goditjes së pastrimit të parave dhe 44.2 % të rritjes së goditjes së narkotilëve.
Po ashtu nënvizoi se ka ende shumë punë për të bërë dhe se progresi kundër krimit e korrupsionit ka qenë i qëndrueshëm.
“Besimi te policia e shtetit dhe siguria e qytetarëve prek drejtpërdrejt themelet e shtetit të së drejtës. Policia e Shtetit është një organizatë me djem e vajza që cdo ditë përballen me punë të vështirë, në front me krimin e paligjshmërinë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm me politikën e baltës. Respekti për uniformën e policisë nuk do të thotë mungesë përgjegjësie. Probleme ka, për fat të keq ka edhe individë që kanë shkelur uniformën , por dallimi qëndron se a i fsheh problemet apo i adreson në masa konkrete”, tha ai.
Gjithashtu ministri i Brendshëm ndau edhe disa nga arritjet dhe rezultatet ndër vite. Ai u shpreh se ka ndryshuar në mënyrë të qenësishme mënyra se si adresohej kapja e personave me rrezikshmëri, duke shtuar se ka 50 % ulje të vrasjeve.
“2024 kriminalitet u ul. Në 2024 u rrit forca goditëse ndaj krimit kibernetik. Në total janë raportuar mbi 1 mijë operacione dhe ka pasur një rritje të numrit të personave të kapur, kryesisht në kërkim ndërkombëtar. Kemi 38 % skuadra më shumë të hetimeve të përbashkëta”, tha ai.


