Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka fituar sërish besimin e anëtarëve të partisë së tij për të qenë në krye të saj. Gjatë falenderimeve për mbështetësit ai u shpreh se me këtë fitore kishte mundur dhe mediat.
Ai theksoi se një ditë më parë ishte shprehur i bindur për fitoren e tij dhe kishte konfirmuar se kundër tij qarkullonin vetëm lajme të rreme në media.
Netanyahu u shpreh se armiqtë e tij politikë nuk patën sukses dhe pse pothuajse të gjitha mediat ishin kundër tij.
Netanyahu me një zë të ngjirur për shkak të takimeve të shumta elektorale të ditëve të fundit, falenderoi ata që i konfirmuan besimin: “Unë jap shpirtin për vendin. Kam luftuar për ju dhe ju keni luftuar për mua. Ju falenderoj,” përfundoi ai./abcnews.al