Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste është forca më e madhe politike në vend.
Në Asamblenë e PS në njësinë nr.4 në kryeqytet, Rama u shpreh se PS i realizon gjërat që thotë.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë shtoi se mazhoranca ia doli që drejtësia të jetë e pavarur.
“Ne fitojmë sepse jemi forca më e madhe dhe forca më e organizuar në këtë vend. Jemi parti politike, e cila asnjëherë nuk ka folur me veten gjithë këtë periudhë, qysh se ne morëm mandatin e parë. Jemi një forcë politike që kemi thënë atë që duam të bëjmë, kemi bërë atë që kemi thënë. Unë besoj se mund ta konsiderojmë veten një forcë politike që bën gjërat që thotë, për t’i bërë me këmbëngulje. Shembulli i shembujve është reforma në drejtësi. Kjo duhej bërë me patjetër, i kishte ardhur koha dhe do ta bëjmë. Drejtësia nuk ka qenë kurrë e pavarur që nga 1912. Ne ia dolëm ta bëjmë këtë gjë, me të gjitha kundërshtitë, të metat, dobësitë. Këtë e ka bërë PS”, theksoi ai./abcnews.al


