Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“1 prilli” i PD, dita e…së vërtetës/ Demokratët e Durrësit mësyjnë në seli: Mbështetëm Berishën, tani Salianjin

schedule15:12 - 1 Prill, 2026

schedule 15:12 - 1 Prill, 2026

Kilometri i fundit mbaron në derën e doktorit. 5 vite pasi në këtë shesh u përballë me Salianjin, për hir të rikthimit të doktorit, Dritan Burgija, një nga dy këshilltarët demokrate të përjashtuar, zbuloi karmën e hidhur personale.

“Në 2021 isha këtu për të kundërshtuar përjashtimin e Sali Berishës nga PD, sot jam këtu për të kundërshtuar përjashtimin tim. Demokrat s’jam prej Berishës e Nokës, por jam demokrat dembabadem.”

Demokratët e Durrësit donin të takonin Berishën, por në oborrin e PD ishin marrë masat. Për tu ballafaquar nuk ishte Berisha, por Syri i tij.



“A keni ju parking në Durrës? A keni ju hotel në Durrës? A keni përfituar nga pushteti”. Por në kundërpërgjigje të pyetjeve, edhe demokratët kishin një pyetje për Syrin.

“Sa keni pa i marrë rrogat, këta të syrit sa kanë pa marrë rrogat”

Por Burgija kishte ardhur me prova për të kundërshtuar përjashtimin dhe rrëzuar akuzat e doktorit.

“Unë kam parking privat, nuk është publik, kam bërë luftë me bashkinë. Kam hotel me qira, paguaj taksa. Unë jam këshilltari më i zëshëm i opozitës në Durrës. Nuk kam votuar buxhetin e Sakos në Bashki, kam procesverbalin”

Kurse sa për akuzën se ka mbështetur kandidatin socialist, Ani Dyrmishi, në krah të Burgisë, ishte vetë kandidati më i votuar i PD në Durrës, Ndrec Pjetri që doli garant për dy këshilltarët bashkiakë në fushatë.

“Jam unë garant këtu për ta, votat e këtyre janë për mua, kam dalë kandidati më i votuar i PD në Durrës.”

Por demokratët të cilët u mblodhën para selisë, rezultuan se nuk janë thjesht eminenca rebele e fshehur, por militantët. Si nga bindja, si nga gjuha. E ngjashme me atë të doktorit, por tani e përdorur kundër tij.

“Ne kishim drejtues Bylykbashin klanin mafioz, na thoshte kemi të 7-tin, kemi të 8-tin, ta marri dhe këtë tjetrin meqë e ka qejf. Unë për 33 vite kam qenë ushtar i Berishës, sot jam me Salianjin që e kanë nxjerrë më dru aty. Ta quajmë partia e xhaxhit Enver, unë dua liri”, tha ai.

Demokratët prisnin që Berisha ti priste në takim, por doktori nuk doli. 4 vite me parë në Durrës të njëjtët demokrate e priten me shampanje, por ne selinë blu nuk i dha asnjë gotë ujë. Nga dera doli vetëm doktori nr .2, Flamur Noka, që i përshëndeti me dy gishta dhe iku.
Por demokratët e Durrësit ishin shume të qartë, ata nuk kërkonin Nokën, Noka vetëm firmos, urdhrat i jep doktori nr.1, Sali Berisha. Dhe doktorit këtë të mërkurë iu prish shume qetësia, ndaj dhe në seli mblodhi vetëm grupin parlamentar, aty ku vete flet e vete dëgjon.

Por qetësia nuk do i zgjasë shumë. “Abc News” mëson se pas Durrësit, një tjetër revolte ka nisur nga demokratët e Elbasanit, pas përjashtimit të 4 grave demokrate. Dimrin e acartë Berisha e kaloi paq, por tashmë demokratët nuk i gënjen dot. 1 prilli në PD kësaj radhe ishte dita e të vërtetës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!