Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet e hakerave iraniane/ Ibrahimaj: Nuk ka dëme të rënda, institucionet në monitorim

schedule13:30 - 1 Prill, 2026

schedule 13:30 - 1 Prill, 2026

Sulmet kibernetike të ndodhura javëve të fundit ndaj disa sistemeve në vend të Kuvendit, Postës dhe së fundmi edhe ndaj sistemit gjyqësor, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thotë se dëmet nuk janë të mëdha ose të pariparueshme.

“E vërteta është që të gjitha sulmet kibernetike nuk kanë lënë dëme të pariparueshme, që do të thotë që informacionet tona të sigurisë kibernetike janë të ngritura dhe në fuqi. Ne vlerësimet ndërkombëtare sistemet e ngritur, prej sulmit të parë, është vlerësuar për nivel të lartë të mbrojtjes”, u shpreh ai.

Ministrja Ibrahimaj shton se institucionet janë në monitorim të vazhdueshëm sa i përket sulmeve. Ajo u shpreh dhe për dyshimet e përdorimit të dhënave personale që rrodhën nga AKSHI.



“Fakti që të dhënat janë përdorur për interes privat është një opinion. Unë s’jam në dijeni të një rezultati të tillë të procesit hetimor që SPAK është duke kryer, pra nuk mund të themi që ka pasur një përdorim për qëllime personale. Kur prokuroria, gjykata të dalë me qëndrim, mund ta themi me zë të plotë”, tha ajo.

Gjatë javëve të fundit janë sulmuar nga hakerët disa institucione në vend. Së fundmi pati një pretencim për sulm ndaj Prokurorisë së Përgjithshme dhe disa gjykatave. Institucionet e mohuan këtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!