Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsenal armësh në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, sekuestrohet edhe kokainë

schedule09:03 - 1 Prill, 2026

schedule 09:03 - 1 Prill, 2026

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta, sende të kundërligjshme dhe sasi Kokaine.

Arrestohet në flagrancë 59-vjeçari që i posedonte në banesë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas i ka trafikuar armët me qëllim shitjen në Shijak.



Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “River”.

Në kuadër të ktij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Shkëlqim Varaku, 59 vjeç, banues në Shijak, si i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë operacionit, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-2 armë zjarri pistoletë me krehra me fishekë, 3 armë gjahu, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, pjesë armësh, 3 palë dylbi (1 për armët), 1 dron dhe 8 armë të ftohta (thika);

-24 doza të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 peshore elektronike dhe 6 celularë.

Vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!