Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani gati të ndalë luftën/ Presidenti Pezeshkian: Duam garanci të mos ketë sulme sërish

schedule23:03 - 31 Mars, 2026

schedule 23:03 - 31 Mars, 2026

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se vendi I tij ka vullnetin e nevojshem per ti dhene fund konfliktit te vazhdueshem me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, por theksoi se kerkon garanci qe nje pershkallezim I tille te mos perseritet ne te ardhmen.

Zyra e Pezeshkian shperndau kete mesazh pas nje bisede qe Presidenti Iralian pati me Presidentin e Keshillit Europian Antonio Costa.. Ai theksoi se përfundimi i konfliktit është i mundur vetëm nëse plotësohen disa kushte thelbësore, veçanërisht sigurimi i garancive për të parandaluar përsëritjen e “agresionit”.

“Ne kemi vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund këtij konflikti, me kusht që të përmbushen kushtet thelbësore, sidomos garancitë e kërkuara për të mos lejuar përsëritjen e agresionit,” citohet të ketë thënë ai.



Nga ana tjetër, Costa reagoi pas bisedës përmes një postimi në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se situata aktuale në Lindjen e Mesme është “jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe duke i bërë thirrje Iranit të ulë tensionet.

Për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, ai i kërkoi Iranit të ndalojë sulmet që i cilësoi si të papranueshme ndaj vendeve të rajonit dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në rrugën diplomatike, veçanërisht në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara për të garantuar lirinë e lundrimit në Strait of Hormuz.

Kerkesa e Antonio Costa për ulje të tensioneve dhe hapje të Hormuzit vjen ndersa Europa ka refuzuar t’i bashkohet Operacionit ushtarak Amerikano – Izraeli mbi Iranin.
Presidenti Iranain Masoud Pezeshkian paralajmëroi Presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa përgjatë telefonatës se ndërhyrjet e jashtme ne këtë konflikt do të sillnin pasoja serioze për Europen, duke paralajmëruar kështu hakmarrje nga Ana e Teheranit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!