Kombëtarja shqiptare humbi ndaj Ukrainës në miqësoren e zhvilluar në Spanjë me rezultatin 1-0.
Pjesa e parë ishte e gjitha nën dominimin ukrainas, që kishte frenat e lojës në dorë.
Yaremchuk ishte një prej kërcënimeve për mbrojtjen kuqezi, me këtë të fundit që në minutën e 17 shënoi në portën e Strakoshës një gol që për fatin e kuqezinjve u anulua për pozicion jashtë loje.
Sulmet e skuadrës ukrainase vijuan edhe në minutat në vazhdim, por për fat të mirë të Kombëtares asnjë prej gjuajtjeve të futbollistëve të saj nuk përfundoi brenda kuadratit të portës, dhe pjesa e parë u mbyll 0-0 me një kombëtare që ishte krejtësisht e zbehur dhe dukej se luante pa dëshirë.
Pjesa e dytë nisi me një gol, dhe ishte Ukraina ajo që e gjeti me anë të Gutsulyak. Pas shënimit të këtij goli nuk u pa asnjë fije reagimi nga kuqezinjtë./abcnews.al


