Gazetarja Etleva Delia thotë se Ervis Martinaj vijon të hetohet i gjallë, ndërsa familjarët e tij pretendojnë se ai është vrarë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Delia u shpreh se burime jozyrtare nga policia thonë se janë të bindur se Martinaj është ekzekutuar.
Ndërsa eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se krimi ndaj Martinajt është i mirëmenduar dhe nuk ka prova.
Etleva Delia: Nën këtë presion, për të treguar se çfarë ishte bërë me atë 100 ditëshi, sa herë që pyeteshin drejtuesit e policisë, jemi në rrugën e duhur, shumë shpejt do kemi rezultat , në fakt nuk pati asnjë rezultat. Ai vijon të hetohet si i gjallë, SPAK e ka në kërkim për 3 dosje penale. I ati thotë se është vrarë, madje dhe se kur është vrarë. Edhe po të pyesësh nga policia, jozyrtarisht nëpërmjet burimeve, janë të bindur që është vrarë, madje kanë dyshime edhe për persona konkretë, por askush nuk ka gjetur prova për të arritur një konkluzion. Përveç deklaratës që ka bërë në GJKKO, Mustafa Martinaj ka depozituar edhe një kërkesë në Gjykatën e Lezhës, që kërkojnë ta shpallin të zhdukur, në tetor 2025. Duhet të kalojnë dy vjet që të shpallet i zhdukur. Nga tetori deri tani, nuk është marrë vendim nga gjykata e Lezhës.
Ervin Karamuço: Kanë marrë pjesë shumë njerëz, e kanë menduar shumë gjatë sesi do ta kryenin këtë veprim, që mos të linin prova. Verimet janë bërë pafund, edhe me polumbarë në det, kontrolle banesash, me gjetje të profileve ADN të mundshme, nëse do kishte. Por ka rezultuar negative. Policia, ka zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, që japin version, është i dokumentuar versioni me të dhëna, të siguruara në rrugë operative, për disa personazhe që mund të kenë kryer veprime deri në zhdukjen e plotë, por nuk ka provë. Nuk ka një procedim që të çojë në prova dhe në arreste konkrete e dënime të tyre. Kjo do ngelet gjithë kohën një legjendë me emra konkretë, por nga pikëpamja ligjore nuk do ndëshkohet askush./abcnews.al


