NASA filloi numërimin mbrapsht të hënën për nisjen e parë të njerëzimit drejt Hënës në 53 vjet. Raketa 32-katëshe e Sistemit të Nisjes Hapësinore është gati të niset të mërkurën në mbrëmje me katër astronautë. Pas një dite në orbitë rreth Tokës, kapsula e tyre Orion do t’i çojë ata rreth Hënës. Nuk ka ndalesa – vetëm një kthesë e shpejtë rreth satelitit të Tokës. Fluturimi gati 10-ditor do të përfundojë me një ulje në Paqësor.
Menaxherët thanë se raketa po ecën mirë pas raundit të fundit të riparimeve. Parashikuesit e motit thanë se koha duhet të jetë e mirë dhe të mos bëhet pengesë për misionin.
Misioni Artemis II i NASA-s duhej të ishte ngisur në shkurt, por u shty për shkak të rrjedhjeve të karburantit të hidrogjenit. Rrjedhjet u riparuan, por më pas një linjë presioni e heliumit u bllokua, duke detyruar një kthim në bazë në fund të muajit të kaluar. Raketa u kthye në platformë 1 javë e gjysmë më parë dhe ekuipazhi i saj amerikano-kanadez mbërriti në vendin e lëshimit të premten.
Ndryshe nga Apollo, i cili dërgoi vetëm njerëz në hënë nga viti 1968 deri në vitin 1972, ekuipazhi i parë i Artemis përfshin një grua, një person me ngjyrë dhe një shtetas jo-amerikan.
Piloti i Artemis II, Victor Glover, tha gjatë fundjavës se dëshiron që të rinjtë t’i shohin dhe të ndihen të përfaqësuar. Glover, i cili është me ngjyrë, tha mezi pret kur një ditë nuk do të na duhet të flasim për këto detaje dhe eksplorimi i kozmosit të bëhet një “histori njerëzore” gjithëpërfshirëse. NASA ka gjashtë ditët e para të prillit për të lançuar Artemis II përpara se të tërhiqet deri në fund të muajit./abcnews.al


