Elseid Hysaj, edhe pas ndryshimit të trajnerit, vijon të mbetet në ajër sa i takon të ardhmes. Mbrojtësi i djathtë është nën kontratë me Napolin dhe është klubi që vendos, por sigurisht shkodrani synon të jetë titullar.
Normalisht në një klub që lufton për vendet e sipërme në Serie A, askush nuk të garanton vendin e titullarit. Roma nga ana tjetër vijon të jetë e interesuar për shërbimet e Hysajt dhe sipas Corriere dello Sport ai është në krye të listës së objektivave.
Verdhekuqtë po kërkojnë edhe për një sulmues që të pasojë Edin Dzeko, ndërkohë që ka edhe emra të tjerë si Iacoponi, Medina e Kolasinac, të cilët po vëzhgohen me kujdes dhe mund të bëhet ndonjë ofertë konkrete për ndonjë prej tyre. /abcnews.al