Kombëtarja shqiptare dështoi të realizojë ëndrrën historike për tu kualifikuar për herë të parë në një Botëror.
Kuqezinjtë humbën që në play-offin e parë në transfertën e Varshavës ndaj Polonisë. Sondazhi Zëri i Shqiptarëve në Abc News, tregon se, 65% e shqiptarëve ia hedhin fajin gabimeve të vetë ekipit shqiptar për humbjen 2-1.
Vetëm ¼, apo 25% e shqiptarëve, ia japin meritat Polonisë si ekip më i mirë, kurse 9% e konsiderojnë të pamerituar eleminimin.
KAMPIONI: 1560 banorë të rritur të vendit
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.4%


