Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Muçi duhet të luante titullar”/ Mema për humbjen me Poloninë: Lojtarët me eksperiencë ta merrnin ekipin në dorë

schedule20:21 - 30 Mars, 2026

schedule 20:21 - 30 Mars, 2026

Trajneri Ardian Mema thotë se Ernest Muçi duhet të luante që nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Polonisë në Varshavë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Muçi u shpreh se Sylvinho, ndoshta nuk e ka futur Muçin më herët, pasi i trembet aftësive të tij në fazën mbrojtëse.

Sipas Memës, lojtarët me eksperiencë në kombëtare janë fajtorë për humbjen, bashkë me Sylvinhon.



“Pilo është mbrojtës i majtë te AEK. Po flas si ka menduar trajneri, duke vënë lojtar mbrojtës, mund të ndërpriste aksionet në atë krah. Unë u çudita për këtë pjesë, me këtë lloj lëvizjeje, Muçi do ishte më i sakti në ndërrim, ka shënuar gola, është njeriu kyç te Trabzonsor. Unë e mendoja që do luante që në fillim. Kishte një adoptim për Bajramin, ka luajtur si sulmues krahu dhe e ka menduar për ta futur në qendër së fundmi. Unë mendoj që trajneri i trembet Muçit në fazën mbrojtëse. Me përqindje i jap të drejtë trajnerit në disa gjëra. Duke qenë lojtar i përgjegjshëm dhe vrapon shumë, e ka menduar si 9-sh fals. Trajneri ka bërë këtë lloj zgjedhjeje. Nuk e lexon mirë lojën, nuk është seleksionues i keq. Unë mendoj se në këtë ndeshje, fajin ua vë lojtarëve, ata me më eksperiencë duhet ta merrnin ekipin në dorë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!