Ylli i Liverpool, Mohamed Salah, ka publikuar një foto të familjes së tij, që ka pozuar para një peme të Krishtlindjeve. Kjo foto ka nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale.
Egjiptiani, së bashku me bashkëshorten e tij të mbuluar dhe vajzën e tyre, e ka ndarë fotografinë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Kjo foto, është bërë menjëherë virale, duke marrë afro katër milionë pëlqime deri më tani, si edhe komente të shumta.
Në të njëjtën kohë, kjo foto ka nxitur edhe polemika të shumta, duke qenë se Salah është një mysliman i devotshëm dhe fakti që uron një festë katolike, nuk është pritur mirë nga disa njerëz. Madje, disa fansa të tij i kanë kërkuar të sillet si Karim Benzema, i cili nuk ka postuar asnjë gjë në lidhje me këtë festë katolike./abcnews.al