Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sylvinho “qan” rastet e humbura/ Tekniku kuqezi flet pas dështimit në play off e “Botërorit 2026”

schedule09:43 - 27 Mars, 2026

schedule 09:43 - 27 Mars, 2026

Kombëtarja e Shqipërisë doli e zhgënjyer dhe me shumë pengje nga ndeshja kundër Polonisë. Ishte shumë pranë Botërorit, por shpërdoroi një mundësi që vjen shumë rallë. Dhe këtë e di mirë trajneri Silvinjo.

“Jam krenar për lojën dhe të gjithë futbollistët, që luftuan në fushë. Por kishim mundësi të mbyllnim ndeshjen. Për këtë jam i zhgënjyer. Po, por ky është futbolli, ndodh në finalen e Chapions, të Botërorit. Topi njëherë hyn, njëherë tjetër jo. Jam i zhgënjyer që nuk kaluam dhe kishim gjithë mundësinë të kalonim. Jam i zhgënjyer, por krenar për lojtarët”, tha ai.

Trajneri kuqezi mbrojti zgjedhjet e tij për formacionin dhe mbi të gjitha për ndërhyrjet gjatë ndeshjes me zëvendësimet.



“Gjatë këtyre tre viteve kemi patur lojtarë që luanin cdo të dielë, të tjerë për 90 minuta të dielë dhe të mërkurë. Pastaj kemi patur edhe lojtarë të ekstremit të tjetër, që ishin jashtë skuadrës, apo nuk kishin një skuadër, por kur vinin në kombëtare bënin shumë mirë. Nuk jemi Real Madrid, Inter apo Barcelona. E përsëris, që jam krenar për të gjithë lojtarët”, u shpreh ai.

Humbja me Poloninë mund të ketë vendosur edhe të ardhmen e Sylvinho në pankinën kuqezi. Por tekniku shtyn këtë diskutim pas miqësores së 31 marsit kundër Ukrainës.

“Kemi një ndeshje të rëndësishme në Valencia kundër Ukrainës, që mbyll këtë cikël bashkë me kualifikueset. Unë kam një kontratë deri në korrik, por unë kam diçka në mendje. Por do të vijë edhe momenti për të diskutuar”, – u shpreh trajneri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!