Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, të gjitha akset rrugore të kalueshme

schedule08:13 - 27 Mars, 2026

schedule 08:13 - 27 Mars, 2026

Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në qarkun juglindor, kryesisht në lartësitë mbi 1100–1200 metra në zonat përreth të Korçës dhe Pogradecit.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët deri mesatar.

Kjo situatë ka bërë që autoritetet të ndërhyjnë për pastrimin e akseve kryesore rrugore, veçanërisht në segmentet ku dëbora ka qenë më e dendur.



Në aksin Qukës–Qafë Plloçë, në segmentin e Qafë Thanë, por edhe në Dardhë, reshjet kanë qenë më intensive gjatë natës, duke krijuar shtresa të konsiderueshme dëbore.

Megjithatë, për shkak të temperaturave më të buta pranverore, dëbora ka nisur të shkrijë, duke mbetur prezente kryesisht në zonat malore.

Aktualisht, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe pa problematika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!