VARSHAVË- Shuhet ëndrra e Botërorit 2026 për Shqipërinë. Polonia fitoi në shifrat 2:1 përballë Shqipërisë, në një ndeshje të luftuar. Edhe pse kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me një gol të Arbër Hoxhës në minutën e 42′, festa zgjati shumë pak.
Me nisjen e pjesës së dytë, Polonia u shfaq më agresive duke ndëshkuar dy herë kuqezinjtë. Fillimisht ishte Robert Lewandowski, i cili shfrytëzon një goditje këndi dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë duke ndëshkuar portierin Thomas Strakosha.
Më pas, radha i erdhi Zielinskit, i cili në minutën e 74′ me një goditje të fortë kaloi polakët në avantazh.
Ndërkohë, Shqipëria shpërdoroi një rast me Stavro Pilo, ku tentativa e këtij të fundit ndalet nga portieri.
Që nga viti 1949 e deri më sot, ndaj Polonisë kemi luajtur 15 herë, kemi fituar dy ndeshje, që të dyja në kryeqytetin tonë me shifrat 2-0, dhe kemi dalë tri herë barazim.
Skuadra kuqezi nuk ka qenë kurrë më parë kaq pranë një Kupe Bote, por pengesa për realizmin e kësaj ëndrre ishte Polonia./abcnews.al


