Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosova të ngrihet në këmbë kundër të pavërtetës”, Shala: U preka në Hagë, ish liderët e UÇK rrezikuan jetën për liri

schedule17:31 - 26 Mars, 2026

schedule 17:31 - 26 Mars, 2026

Ushtria Çlirimtare e Kosovës preu genin e nënshtrimit, ndërsa ne duhet të presim genin e indiferencës dhe përçarjes.

Mësimet nga lufta për liri dhe thirrja e fortë për të mos i lënë vetëm katër luftëtarët që ndodhen sot në Dhomat e Paraburgimit në Hagë, në një proces që tashmë pret epilogun e tij, ishin bërthama e diskutimeve gjatë promovimit të librit “Kur heshtja flet” e autorit Ahmet Shala.

I ftuar në Ballkan Update Shala tha se e gjithë Kosova duhet të ngrihet për të pavërtetat dhe për drejtësinë që është duke u keqpërdorur. Shala shtoi më tej, se ish liderët e UÇK rrezikuan jetën për lirinë.



“Në gjeneratën e tretë, nëse arrijmë të ndërtojmë paqe, atëherë 200–300 vjet s’do të ketë më luftë. Nëse dështojmë me gjeneratën e parë, shanset që të ketë luftë dyfishohen, trefishohen. Është një studim i jashtëzakonshëm që e lidh me drejtësinë; nëse nuk ka drejtësi, frika është të ketë konflikt. Kësaj i frikësohem, jo nga zhurma e të tjerëve, por nga ata që heshtin. Edhe pse Kosova është një shtet i ri, nuk mund të fshihemi më pas adoleshencës institucionale.

Jemi një shtet i maturuar dhe duhet të jemi të përgjegjshëm për atë që po na ndodh. E gjithë Kosova duhet të ngrihet në këmbë për të ngritur zërin për të pavërtetat dhe për drejtësinë që është duke u keqpërdorur, qoftë nga naiviteti ynë apo qëllimet dinake të atyre që e kanë kurdisur. U preka në Hagë, ish liderët e UÇK rrezikuan jetën për liri.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!