Gazetari Egon Loli në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News, foli për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke analizuar edhe deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump.
Gjatë intervistës, gazetari u shpreh se kostot e luftës në Iran janë shumë të mëdha. Sa i përket mundësisë së arritjes së negociatave, ai theksoi se për këtë pritet ende të paktën dhe dy ditë për të kuptuar më mirë qasjen mes vendeve.
“Duke parë historikun e viteve të fundit të negociatave mes SHBA dhe Iranit ka ndodhur që ka pasur sulme dhe çdo negociatë është ndërprerë. Negociatat janë përdorur si një mjet, por nën hije është përgatitur edhe një sulm. Unë mendoj që do të duhet të presim edhe të paktën 2 ditë për të kuptuar të plotë situatën. Trump paralajmëroi më parë 5 ditë armëpushim. Unë kam përshtypjen se presidenti Trump dëshiron realisht të mbyllë këtë luftë. Kostot e kësaj lufte janë të mëdha”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/


