Në Asamblenë Kombëtare të PS, Rama propozoi rikthimin e referendumit për ndryshime kushtetuese, vendore dhe ligjore. Juristja Brizida Gjikondi tha për Real Story se Kushtetuta e vendit tonë duhet të ribëhet, ndërsa e cilësoi iniciativën e Ramës si të dyshimtë.
Gjikondi shtoi se Rama duhet të jetë i kujdesshëm në këtë aspekt, duke iu referuar referendumit në Itali ku populli ‘rrëzoi’ propozimet për ndryshimet në sistemin e drejtësisë.
“Po ta shohësh me një sy realist, asnjë kushtetutë e një vendi nuk ka ardhur në këtë moment; kushtetuta e Shqipërisë, që nuk ka harmonizim, duhet ribërë nga e para. Kushtetuta model ka qenë ajo e bërë nga Sabri Godo, ku ka pasur harmonizim dhe për mënyrën sesi zgjidhen deputetët.
Aty arritën të hiqnin Akademinë e Shkencës, që të gjitha vendet e kanë; kushtetuta shqiptare ka nevojë jetike për t’u ribërë. Më duket e dyshimtë iniciativa e Ramës, kushtetuta e Shqipërisë ka nen të veçantë për referendumet ndërkohë që ligji nuk ka. Rama do të jetë bashkëfajës sepse i ka votat e duhura për të bërë ndryshime, mund të sajohet. Do ta kalojë në referendum, por duhet të jetë i kujdesshëm sepse rasti i Italisë duhet t’i shërbejë.” / abcnews.al /


