Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A po dështon reforma në drejtësi? Dashamir Shehi: SPAK, i mbingarkuar. Ose të shtohen burimet njerëzore, ose të kufizohet ‘bashkësia’

schedule20:40 - 25 Mars, 2026

schedule 20:40 - 25 Mars, 2026

Ish-deputeti Dashamir Shehi tha për Real Story se sistemi gjyqësor ka dështuar në riorganizim dhe se struktura si SPAK janë të mbingarkuara, duke kërkuar kufizimin e bashkësisë së ccështjeve të tyre ose shtim të burimeve njerëzore dhe financiare.

Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë, dhe se arrestimi i personazheve publikë nuk ka ndodhur më parë dhe cilësoi të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë përpara ligjit.

“Uroj të jenë 14 mijë dosje, janë dosjet e qytetarëve, unë vetëm kam 2. Deshën të bëjnë një riorganizim të sistemit gjyqësor, ka dështuar. Ka gjykatës që s’kanë godina. Sot kemi pas hekurave personazhe publikë dhe kjo është një betejë që duhet të vazhdojë, më përpara nuk ndodhte. A e bëjnë se janë përpara një detyrimi? E bëjnë se kanë mbështetjen e të huajve. Duke qenë nën sanduiçin e dy palëve në Shqipëri nuk do kishin kurajon.



Nuk është bërë aq sa duhet, ky SPAK-u duhet të zvogëlojë bashkësinë me të cilën merret. Në SPAK-un duhet ta përdornim vetëm për 200 vetët që ka politika. O duhet të zvogëlojmë bashkësinë me të cilën merren, ose të zgjerojnë gjykatësit. T’i ofrojnë dhe mjetet e tjera financiare, por kur bëhet një hetim ka nevojë për gjëra të tjera.

Kjo strukturë është mbi ngarkuar dhe nuk është në gjendje për të bërë punën si duhet, dhe ka dhe justifikimin për të mos bërë punën si duhet. Ata që kanë bërë dëm në protesta duhet të dënohen, të gjithë njerëzit duhet të jenë të barabartë përpara ligjit.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!