“Nuk e di kur do të takohemi”, Mete tregon mesazhet me futbollistin e njohur

schedule10:13 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 10:13 - 27 Dhjetor, 2019

Gazetarja e njohur sportive, Sabina Mete, ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, aty ku rrëfeu një histori me futbollistin francez, Adil Rami. Mbrojtësi ka luajtur për shumë skuadra të njohura në Europë dhe nuk është një emër i padëgjuar për shqiptarët. Mete tregoi se Rami i kishte shkruar dhe i kishte kërkuar të shkonte në Francë, por nuk e ka takuar ende.

“Nuk ia dija as emrin si shqiptohej. I thashë kolegëve tek puna se më ka shkruar dikush por nuk e di kush është. Futem në ‘Google’ kërkoj emrin, nuk e njihja dhe më pas pashë që ishte në një lidhje me Pamela Andersson”.

“Më kishte shkruar një mesazh ku më thoshte nuk e di kur do të kem mundësinë që të më bësh një intervistë ti. Folëm pak për Shqipërinë, dhe pastaj më tregoi se kishte luajtur me Lorikun. Më bëri edhe një ftesë për të shkruar në Francë”.

“Erdhi Franca këtu, por ai nuk ishte dhe nuk më takoi. Nuk e di kur mund të takohemi tani. Nuk dua të ngatërrohem me një futbollist. Ata janë gjithë kohës në grumbullim nuk i ke asnjëherë për vete”./abcnews.al