Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Arrestohen katër shqiptarë në Serbi/ Akuzohen për nxitje të urrejtjes kombëtare

schedule17:34 - 25 Mars, 2026

schedule 17:34 - 25 Mars, 2026

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia në Serbi. Lajmin e konfirmoi ministria e Brendshme në Beograd. Ata akuzohen për “nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.”
Ministria e brendshme e ka nxjerrë videon e aksionit edhe në faqen e tyre zyrtare.

“Në gjurmët” e policisë shqiptarët ranë pasi një prej të ndaluarve e kishte publikuar videon në rrjetet sociale ku shfaqet me një bluzë me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, duke udhëtuar në një autostradë në Serbi, me një automjet “Audi” së bashku me tre personat e tjerë.

Shqiptarët akuzohen se kanë përdorur fjalë të papërshtatshme ndaj Republikës së Serbisë.



Ngjarja ka ndodhur në ditën e përkujtimit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, çka, sipas autoriteteve, e rëndon edhe më tej situatën.

Të ndaluarve u është komunikuar masa e paraburgimit deri në 48 orë, pas së cilës do të dalin para Prokurorisë Publike në Beograd.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!