Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sllovenia, naftë me racion/ Vetëm 50 litra në ditë për automjetet, 200 litra për fermerët

schedule15:27 - 24 Mars, 2026

schedule 15:27 - 24 Mars, 2026

Sllovenia është bërë shteti i parë anëtar i Bashkimit Europian që fut përkohësisht racionimin e karburantit në një përpjekje për të trajtuar ndërprerjet e krizën nga konflikti në Lindjen e Mesme.

Sipas masave të reja, shoferët do të kufizohen në një blerje maksimale prej 50 litrash karburant në ditë. Ndërkohë, bizneset dhe fermerët do të kenë një sasi më bujare prej 200 litrash.

Kryeministri Robert Golob tha se kufizimet do të mbeten në fuqi deri në njoftim të mëtejshëm.



Shumë vende kanë përjetuar rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit. Në Slloveni, kjo ka rezultuar në të ashtuquajturin “turizëm karburanti”, pasi shoferët nga vendet fqinje, veçanërisht Austria, përfitojnë nga çmimet më të ulëta aty.

Sipas masave të reja të qeverisë së tij, kufizimet në të gjithë vendin do të monitorohen nga vetë stacionet e krburanteve, me punonjësit që duhet të sigurohen që klientët të mos grumbullojnë më shumë karburant se sasia e lejuar.

Targat e shoferëve do të regjistrohen në karburante dhe sistemi kontrollon sa është furnizuar një person gjatë ditës, duke mos lejuar tejkalimin e sasisë.

Qeveria gjithashtu po i inkurajon shitësit me pakicë të karburantit të vendosin kufizime më të rrepta për shoferët e huaj.

Në Slloveni çmimet aktualisht mbahet në një maksimum prej 1.47 € dhe 1.53 € respektivisht për naftën dhe benzinën megjithëse pritet të ketë rritje.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!