TIRANË- Por pavarësisht krizës nga njëra anë, dhe protestave poshtë zyrës nga ana tjetër, PS gjatë javës u rrit me 0.1%, brenda marzhit të gabimit.
Kurse PD vijon pikiatën pa ndalim. 1.6% e rrëzuan molotovët e fishekzjarrët Berishën në përvjetorin e 22 marsit.
Por nëse në 22 mars të vitit 1992, PD e Berishës fitonte me mbi 1 milion vota, apo 57% të shqiptarëve, sot PD është më keq edhe se nga viti më i errët i saj 1997, kur ishte të paktën 25%. Sot PD është 22%.
Nga njëra anë Berisha vetëpërjashton Salianjin për të siguruar vendin e parë në PD, nga ana tjetër zvetënon partitë e vogla të cilat bien bashkë me PD, por sërish vendin e dytë e ka humbur. Në vendin e dytë vijon rritet me diferencë shpresa e shqiptarëve për një parti të re politike, pa molotovë, pa fishekzjarrë, pa dhune dhe pa Berishë.
Të dhënat në grafik:

Metodologjia e sondazhit:
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Kampioni i sondazhit është 1157 banorë të rritur të vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.9%/abcnews.al


