Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm antisemit në Londër/ Digjen 4 ambulanca të një shërbimi të komunitetit hebre

schedule10:36 - 23 Mars, 2026

schedule 10:36 - 23 Mars, 2026

Katër ambulanca që i përkisnin një shërbimi të komunitetit hebre janë djegur në veri të Londrës.

Policia Metropolitane e kryeqytetit britanik tha se sulmet  po trajtohen si një krim urrejtjeje antisemite.

Katër ambulanca u gjetën në flakë pasi Brigada e Zjarrfikësve të Londrës u thirr në Golders Green rreth orës 01:40 pas mesnatës sipas kohës lokale.



Brigada e zjarrfikësve tha se disa cilindra në automjete shpërthyen dhe shkaktuan thyerjen e dritareve në një bllok apartamentesh aty pranë.

Gjashtë automjete zjarrfikëse dhe rreth 40 zjarrfikës u dërguan për të vënë nën kontroll flakët.

Shtëpitë aty pranë u evakuuan si masë paraprake dhe rreth 30 persona u dërguan në një strehë lokale.

Nga incidenti nuk ka pasur të lënduar  dhe të gjitha zjarret janë shuar dhe gjithashtu nuk ka pasur arrestime deri më tani.

Kryeministri Keir Starmer i quati sulmet thellësisht tronditëse dhe të tmerrshme.

“Antisemitizmi nuk ka vend në shoqërinë tonë”, shkroi Starmer në një postim në rrjetet sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!