Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Opozita është apatike, protestat po tkurren”, gazetari: Nuk kanë strategjinë dhe lidershipin për të sjellë reagim qytetar

schedule19:24 - 22 Mars, 2026

schedule 19:24 - 22 Mars, 2026

Kjo e dielë feste për qytetarët, është protestë për opozitarët të cilët ‘festuan’ me fishekzjarre drejt kryeministrisë. Gazetari Brahim Shima tha për Neësroom se protestat janë duke u tkurrur në pjesëmarrje pasi PD nuk ka numrat, strategjitë dhe lidershipin për të krijuar frymëzim në publik dhe reagim qytetar. Shima shtoi më tej se opozita sot është apatike.

“Sot opozita mund të kishte një shans të ndryshonte sjelljen ndaj publikut, të vihej në mbrojtje të tij kur çmimet po rriten. Jemi mësuar që në këto 13 vite të thuhet se do të rrëzohet qeveria, ndërkohë që qeveria nuk ndryshon.

Protestat mund të kishin qenë efektive në 2-3 protestat e para, por përfundimi me një parakalim para institucioneve, që sot janë pushim, tregon mbylljen pa një rezultat. Vazhdimi në këtë formë do të sjellë tkurrje të mëtejshme.

Opozita sot është apatike. Ndërkombëtarët kërkojnë protesta të qeta; ndryshimi është që tek ne protestat bëhen me “buton politik” për hedhjen e fishekzjarreve. Opozita nuk ka numrat, strategjitë dhe lidershipin për të krijuar frymëzim në publik dhe reagim qytetar.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!