Abc News rikthehet tek objektet e shembura në Durrës, pas prishjes së hoteleve zbulohet pamja e detit

schedule20:07 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 20:07 - 26 Dhjetor, 2019

ABC NEWS ishte sot në Durrës tek objektet që tërmeti i 26 nëntorit i rrënoi plotësisht, ndërsa disa të tjera u shembën për shkak të rrezikshmërisë. Nga hotelet “Mira Mare”, “Lubjana” dhe “Vila Verde” pranë zonës së plazhit nuk ka mbetur asgjë edhe inertet janë pastruar.

Ky objeket është hotel “Mira Mare”. Lëkundjet e 26 nëntorit e rrënuan plotësisht atë. Natën e 26 nëntorit në këtë objekt ishin 3 persona. Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të nxjerrin nga rrënojat një person.

Pranë “Mira Mares” ishte dhe Hotel Lubjana. Objekti 6 katësh u shemb në fillim të dhjetorit me eskavadorë. Sot nga ky objekt nuk ka asgjë.

Ndrësa këtu ka qenë ish-hotel Vila Verde, një godinë 4 katëshe. Tre fadroma të Inspektoratit Ndërtimor të Durrësit dhe Tiranës e shëmbën, duke hapur pamjen nga plazhi.

Një muaj pas tërmetit, qytetarët e Durrësit që u dëmtuan më pak, përpiqen t’i rikthehen jetës normale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!