Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mirëpriti sot vendimin për heqjen përfundimtare të të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Në një postim në rrjetin X, Hoxha e cilësoi heqjen e masave si të vonuar.
Ministri Hoxha postim në X:
Mirëpresim vendimin për heqjen përfundimtare të të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj #Kosovës.
Ky hap, edhe pse i vonuar, rikonfirmon qartë përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane, shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit konstruktiv rajonal.
Vendimi i sotëm hap një kapitull të ri—duke mundësuar qasje të plotë dhe pa pengesa në fondet e BE-së, asistencën dhe bashkëpunimin e gjithanshëm. Ai kontribuon në rindërtimin e besimit dhe forcon më tej besueshmërinë e procesit të integrimit evropian.
Avancimi drejt rrugës evropiane të Kosovës—përfshirë shqyrtimin pa vonesë të aplikimit për statusin e vendit kandidat—do të kontribuojë drejtpërdrejt për një rajon më të qëndrueshëm dhe më të sigurt, duke rikonfirmuar njëkohësisht perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të #BallkanitPerëndimor.


