Dy persona janë proceduar penalisht pasi ndezën zjarr në fshatin Dragu në Bulqizë dhe për pasojë dogjën sipërfaqe toke me bimësi.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe raportohet se janë djegur rreth 7 dynymë bimësi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.


