Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë të martë një projektrezolutë që e njeh Iranin si shtet sponsor të terrorizmit, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm në qëndrimet zyrtare të vendit në arenën ndërkombëtare. Vendimi ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në opinionin publik dhe në radhët e analistëve, lidhur me pasojat politike dhe diplomatike që mund të sjellë.
Të ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, analisti Artur Nura dhe avokati Edmond Petraj komentuan zhvillimet, duke theksuar rolin e opozitës dhe sfidat që lidhen me këtë vendimmarrje. Ndërsa Nura u shpreh se opozita duhet të mbrojë interesat e qytetarëve pa vonesë, Petraj ngriti shqetësime mbi sigurinë dhe arsyet pse Shqipëria ndërmerr hapa të tillë e para, në një kontekst të ndërlikuar ndërkombëtar.
Artur Nura: Detyra e opozitës është më e rëndësishme se ajo e shtetit, që të mbrojë interesat e qytetarëve, jo një ditë me vonesë.
Edmond Petraj: Jemi përballë një regjimi që po konsiderohet gjakatar, gjithsesi është një marrëdhënie që vendos ekzekutivi në Shqipëri. Problemi është pse jemi ne të parët?! Ne vërtet kemi detyrime ndaj SHBA, por jemi totalisht të pambrojtur.
Artur Nura: Jemi aleatë të NATO-s.
Edmond Petraj: Unë dua që gjithmonë të bëhet një hap i menduar mirë. Sa i takon marrëdhënies së PD me në krye PD, ndoshta ata po merren me organizimin e probleme të brendshme dhe kanë marrë një grup juristësh. Që Berisha gabon në momente deçizive këtë e dimë të gjithë. Bën gabime absurde. Bën protesta për korrupsion, ndërkohë që akuzohet vetë për korrupsion. Jemi përpara një paradoksi. Hiqet sikur është nacionalist dhe ndërkombëtar dhe ndërkohë që nuk është fare ndërkombëtar. Akuzohet sikur ka bërë një akt terrorist në një kamp ushtarak në Shqipëri. Beleri është një person që nuk ka vetëm një emër, ka disa emra, ka të paktën 4 emra. Në shtetin tonë ai ka grisur flamurin e Shqipërisë. Ai person sot anatemohet, ai kurrë nuk ka dalë që të shfajësojë veten. Është një figurë që nuk është e mirëpritur në Shqipëri. Është një figurë që ushqen “difersitet”, por nuk i përket fare këtij diversiteti.
Artur Nura: Sipas leximit, është një gabim i brendshëm i një dalje me një natë apo një ditë vonesë. Berisha në telenovelën e tij turke, e rregulloi këtë gabim. Berisha në rastin e Belerit e futi në krah vetë, se e kundërshtoi Berisha.


