Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Shpërthen Maestro/ Armaldo Kllogjeri rrëfen prapaskenat e Big-ut, ç’ndodhi me Luizin e me TKOB

schedule13:29 - 17 Mars, 2026

schedule 13:29 - 17 Mars, 2026

Në studio e Abc së Mëngjesit ishte një artist që nuk përkufizohet vetëm nga skena, por nga thellësia e shpirtit dhe dashuria që mbart në jetë: Armando Kllogjeri, tenori që ka prekur zemrat e publikut dhe ka lënë gjurmë në çdo interpretim. Përtej duartrokitjeve, ai rrëfeu një histori njerëzore, të mbushur me sakrifica, sfida dhe mbi të gjitha, dashuri.

I rrethuar nga tre vajzat e jetës së tij, Armando e gjen lumturinë në përditshmëri. Ai pranon se momentet më të bukura nuk janë gjithmonë në skenat e mëdha, por në përqafimet e vajzës së vogël, Rea, e cila i ka dhënë forcë në ditët më të vështira. Në krah të bashkëshortes Aida, ai ndjehet i plotësuar, duke e përshkruar si një shtyllë të fortë në jetën e tij.

Por rrugëtimi i tij nuk ka qenë pa plagë. Largimi nga Teatri i Operës dhe Baletit ishte një goditje e rëndë, një moment që e përjetoi me dhimbje të thellë. Pas 20 vitesh kontribut, ai ndjeu se puna dhe sakrificat nuk u vlerësuan siç duhej. “Kam dhënë shpirtin për atë institucion”, shprehet ai, duke mos fshehur zhgënjimin për një vendim që, sipas tij, nuk ishte i drejtë.



Megjithatë, arti nuk ndalet. Nga skenat prestigjioze, Armando sot është pjesë e gëzimeve të njerëzve, duke kënduar në dasma e evente, brenda dhe jashtë vendit. Një nga momentet më të paharruara mbetet dasma e shumëkomentuar e Luizit dhe Kiarës, një event që, sipas tij, do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut.

Eksperienca në Big Brother VIP i dha një tjetër dimension jetës së tij. Ai pranon se ishte një sfidë e fortë, një format që të vë përballë vetes dhe të tjerëve, ku miqësitë dhe zhgënjimet shfaqen pa filtra. “Aty kupton kush të qëndron pranë”, thotë ai, duke reflektuar mbi marrëdhëniet që kanë ndryshuar pas daljes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!