Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Bllokohet një sasi djathi në një baxho në Tiranë, AKU gjobit “KMY” për mungesë higjiene të aktivitetit

schedule14:00 - 17 Mars, 2026

schedule 14:00 - 17 Mars, 2026

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Tiranë ka bllokuar rreth 328 kilogramë djathë dhe rreth 738 kg mish pule  pasi thotë se ishin të pasigurta për  tu konsumuar.

Inspektorët e AKU kanë ushtruar kontrolle në  baxhon “Bonum” ku  gjetën kushte të papërshtatshme  higjeno-sanitare, myk , ndryshk dhe  lagështi në ambientet e  përpunimit të qumështit.  AKU përmes një njoftimi për shtyp  thotë se bllokoi sasinë e djathit të bardhë dhie  që gjeti aty dhe  vendosi  gjobë   në vlerën e 300.000 lekëve.

Kushte të papërshtatshme higjiena sanitare AKU thotë se gjeti dhe në fabrikën e përpunimit të mishit “KMY”.



Shkrirja e produkteve sipas AKU bëhej në kundërshtim me normat teknike.   Për këtë arsye inspektorët e AKU  bllokuan   sasinë  e filetove të pulës “super frigo” dhe   gjoksit të pulës  “pechungon” që gjetën në fabrikë.

Produktet do të qëndrojnë të bllokuara  deri në daljen e përgjigjes së analizave mikrobiologjike   Gjithashtu AKU thotë se  gjobiti fabrikën e përpunimit të mishit me   300.000 lekë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!