Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Rrëzimi i kërkesës së SPAK/ Rama: Vendimi dje i Parlamentit tërësisht i deformuar. Asnjë frenim drejt BE!

schedule12:36 - 13 Mars, 2026

schedule 12:36 - 13 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama doli këtë të premte në një konferencë për mediat ku sqaroi edhe një herë qëndrimin e shumicës qeverisëse e cila një ditë më parë rrëzoi me votë në parlament kërkesën e SPAK për deputeten Belinda Balluku. Rama tha se vendimi dje i parlamentit është të deformuar dhe se ai vendim nuk prek rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Jam këtu së bashku me Ministren për Marrëdhënien me Parlamentin, e cila do të mbulojë dhe zëdhënien e qeverisë dhe në mënyrë të përjavshme do të bëjë me ju, një takim informues pa kamera, thjesht për t’ju dhënë të gjitha informacionet e nevojshme për pyetjet që mund të keni dhe natyrisht ju jeni të lirë dhe të lira që t’i publikoni ato informacione.

Ndërkohë, donim ta bënim këtë konferencë për shtyp sepse janë disa çështje që meritojnë të adresohen dhe që janë të lidhura drejtpërdrejt me interesin e publikut besoj, duke filluar nga projekti strategjik i Portit të ri Tregtar dhe Ushtarak të Shqipërisë dhe duke vazhduar me impaktin e luftës kundër e regjimit kriminal të Teheranit në çmimin e naftës, por gjëja që vjen menjëherë si rrjedhojë është edhe çmimi i ushqimeve, kështu që këto dy tema ishin të parashikuara për t’u diskutuar për sot, por në ndërkohë, do ta nis nga vendimi i djeshëm i parlamentit, jo për vendimin në vetvete, por për jehonën tërësisht të deformuar që iu dha atij vendimi.



Ju me siguri e keni ndjekur vetë të gjithë rrjedhën e ditës, keni ndjekur besoj, edhe prononcimin tim që dua ta përsëris, lidhet drejtpërdrejtë më të vërtetën e madhe që kërkesa e Prokurorisë nuk i përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë, nw ndërkohë që përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo për t’i dhënë refuzimit përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do të pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, apo do të pengojë aktivitetin e pavarur të drejtësisë, është një përpjekje e shëmtuar, madje në dëshpërimin e vet, ka të gjitha ato ingredientë që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet dhe që hapat e shpejtë me të cilat ne po ecim në procesin e negociatave, të frenohen.

Nuk ka asgjë të re në këtë, por natyrisht që materiali në këtë rast është i favorshëm për të torolisur njerëzit dhe për të fryrë daullen e luftës kundër qeverisë edhe kundër kësaj shumice qeverisëse”,u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!