Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kanosur me pistoletë fqinjët e tij. Sipas policisë, kallëzimi është bërë nga një shtetase, se 62-vjeçari Shefki Kaçupaj kishte hyrë i armatosur në banesën e saj duke e kanosur atë dhe familjarët.
Policia e Sarandës ka ndërhyrë dhe ka arrestuar autorin. Shkak i konfliktit dyshohet se është bërë shfrytëzimin i pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin.


