Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elbasani, gati për Ditën e Verës/ Bashkia organizon programe të larmishme, Llatja: Të gjitha hotelet janë zënë

schedule12:00 - 12 Mars, 2026

schedule 12:00 - 12 Mars, 2026

14 marsi e kthehen Elbasanin në kryeqytetin e Shqipërisë për një ditë. Festimi i ditës së verës mbetet një nga traditat më të bukura e cila vijon me të njëjtën energji prej dekadash. Në kuadër të festimeve të ditës së verës bashkia e Elbasanit ka përgatitur një program me larmishmëri aktivitetesh.

Festa ka fillua disa ditë më parë por që prej ditës së sotme atmosfera do të jetë më elektrizuese në saj të aktiviteteve që do të mbahen gjatë këtyre 3 ditëve. Kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja tregon se cilat do të jenë disa nga risitë e këtij viti.

“Gjithë Elbasani ka marrë një pamje tjetër në fakt dhe merr natyrshëm një pamje tjetër për Ditën e Verës, duke filluar që nga rrugicat që mbajnë erën e ballukumeve e duke vazhduar deri në shesh. Një sërë aktivitetesh do të jenë në Elbasan dhe ftoj të gjithë qytetarët e të gjithë trevave që të vijnë në qytetin e Elbasanit për ta vizituar pasi është edhe fundjava e gjatë. Kemi fillua sot me sofrën e Elbasanit, në datën 12 fillojmë me filen. Do të kemi një sërë aktivitetesh në datën 13 ku fillojmë me një sërë panairesh të cilat do të hapen, panairi i ballokumeve, i zejeve, por edhe panairi bujqësor. Për të vazhduar pastaj në darkë me një koncert festiv në qendër të qytetit. Në datën 14 do të kemi një koncert me emra të famshëm dhe modernë të kohës. Në fakt kemi pasur takime të vazhdueshme me bizneset, pasi të gjithë duhet të jenë gati, sepse është një fundjavë e tërë. Bizneset kanë pasur një interes të madh për të rritur kapacitetet e tyre, jo vetëm të ushqimit, por edhe të hotelerisë. Hotelet në Elbasan janë të gjitha pothuajse të zëna”. tha për ABC News, kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!