Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Bizneset italiane në Shqipëri/ Pronarja: Italianët vijnë për turizëm dentar. Ja pse nuk kemi shqiptar në staf

schedule22:40 - 11 Mars, 2026

schedule 22:40 - 11 Mars, 2026

Grazia, pronarja e restorantit sicilian familjar “Sicilia Bella” në Vlorë, tha se është këtu prej disa vitesh dhe stafi përbëhet kryesisht nga fëmijët e saj, duke ruajtur karakterin familjar të biznesit. Ajo theksoi se Vlora ka shumë ngjashmëri me Sicilinë në aspektin e respektit dhe sjelljes së njerëzve, dhe klientela përfshin italianë, shqiptarë dhe vizitorë të tjerë.

Grazia vlerësoi bashkëjetesën me komunitetin lokal dhe shprehu besimin se Vlora do të zhvillohet dhe të arrijë një nivel të lartë, ashtu si Sicilja.

Pjesë nga intervista



Grazia: Përshëndetje! Unë quhem Grazia. Unë jam pronarja e këtij restoranti sicilian, “Sicilia Bella”, është një restorant familjar.

Artur Nura: Prej sa kohe jeni këtu?

Grazia: Jemi këtu në Shqipëri prej disa vitesh.

Artur Nura: Dhe shoh që stafi janë fëmijët tuaj, apo jo?

Grazia: Po, po.

Artur Nura: Gaia, si ndihesh në Vlorë?

Gaia: Mjaft mirë. Duhet të them mjaft mirë. Ka pro dhe kundër krahasuar me qytetin nga vijme.

Artur Nura: Ka diçka të ngjashme me Vlorën dhe Sicilinë?

Gaia: po…

Djali Italian: Mentaliteti. Mjaft i ngjashëm. Vij nga jugu, prandaj ka shumë respekt për gjithçka, edhe mes të rinjve. Askush nuk ta mungon respektin, përpiqen të jenë gjithmonë të sjellshëm dhe të këndshëm. Në këtë pikë nuk ka asgjë për të thënë: është shumë i ngjashëm me Sicilinë.

Artur Nura: Po klientët, janë shqiptarë, të huaj, italianë?

Djali Italian: Kryesisht italianë për turizëm dentar. Shumë italianë vijnë për dhëmbë dhe gjejnë gjithashtu diçka për të ngrënë. Pastaj ka shumë klientë shqiptarë që kthehen disa herë sepse ndihen mirë. Kemi familiaritet me klientet. Ka edhe francezë, spanjollë, nga çdo vend.

Artur Nura: Miqësi këtu pas dy vitesh?

Gaia: Po, kemi disa. Disa kanë ardhur dhe janë kthyer në Itali për pushime, por kemi krijuar një grup mjaft të madh.  Po po kemi miqësi këtu…

Artur Nura: Interesante, pra gjëja e rëndësishme është respekti reciprok, bashkëjetesa me të tjerët? Ke miq shqiptarë?

Djali Italian: Pak, pak, sepse jam një person që ndihem mirë edhe vetëm, por nuk kam problem të bisedoj me të rinjtë e tjerë. Vetëm një pengesë është që djemtë nga 21 deri 25 vjeç nuk flasin të gjithë italisht.

Artur Nura: JU flasin anglisht? Edhe ju Flisni anglisht?

Djali Italian: Po, flas anglisht. Yes, yes.

Artur Nura: Gjatë vitit e ndani kohën me Sicilinë apo qëndroni këtu? Si funskion me biznesin familjar?

Djali Italian: Është një biznes familjar, prandaj nëse largohemi ne mungon një person dhe nuk mund të përballojmë ritmin e punes. Vetëm një person në sallë nuk mjafton për numra më të lartë.

Artur Nura: Pse nuk keni punësuar personel shqiptar?

Grazia: Sepse nuk është një restorant i madh dhe preferojmë ta mbajmë familjar. Është zgjedhja jonë. Mund të ndodhë që nesër të punësojmë dikë lokal.

Burri Italian: Jam bashkeshorti. Nuk ka një motiv të veçantë pse nuk kemi punësuar djem shqiptarë.

Artur Nura: Nëse fëmijët tuaj duan të shkojnë për pushime, apo…

Burri Italian: atëherë do të gjejmë dikë që të na ndihmojë në sallë.

Artur Nura:  Gjithsesi, është një realitet i bukur këtu, një familje, një restorant italian sicilian. Sicilia është e bukur, por Vlora? Ka diferencë?

Zonja Italiane: Nuk mund të thuash kush është më e bukur. Sigurisht, Sicilia ofron më shumë, sidomos për të rinjtë. Vlorës i mungon ende zhvillimi. Në Sicilinë tonë kemi shumë gjëra,

Artur Nura: por edhe në Vlorë tone do të bëjmë gjithçka për të arritur nivelin e Sicilisë.

Grazia: Është një qytet që duhet të rritet dhe do të rritet sigurisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!