Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Projekti i Porto Romanos/ Zaloshnja: Kthen Shqipërinë në një vend me potencial të lartë, do konkurronte portin e Pireut

schedule18:33 - 11 Mars, 2026

schedule 18:33 - 11 Mars, 2026

SHQIPËRI– Pas një zhurme disa ditore në portalet e opozitës, qeveria thotë se projekti i portit të ri në Porto Romano do të vazhdojë, pavarësisht tërheqjes së ndonjë operatori për arsye ekonomike.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë,  Enea Karakaci, u shpreh se qeveria është në dijeni të një skenari që kërkon ta pengojë ngritjen e portit, por autoritetet kanë identifikuar skemën e pengimit, e cila sipas tij nuk do të funksionojë.

Analisti Eduard Zaloshnja, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News tha se porti i Porto Romanos ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë. Kjo rëndësi theksoi Zaloshnja duhet parë e shtrirë në 100 vitet e ardhshme.



Ai theksoi se nëse nuk do fillonte ndërtimi i korridorit 8, ndërtimi i Porto Romanos nuk do ishte aq efecient nga pikëpamja ekonomike dhe e interesit tregtar, sepse për përpunimin e mallrave dhe transportimin e tyre, duhet fuqizimin dhe modernizimi i infrastrukturës tokësore dhe asaj hekurudhore.

Gjatë diksutimit në studio, Zaloshnja pohoi se ndërtimi i Portit do ndikonte në fuqizimin ekonomik të Shqipërisë.

“Nuk ka patur sukses tenderi, sepse kompania ka tërhequr ofertën e vet. Porto Romano me rëndësi strategjike afatgjatë. Në Portin e Durrësit dhe Vlorës, sot mund të vijnë vetëm anije të vogla. Ne duhet të mendojmë për 100 vjet më pas. Nga sa kam parë për Porto Romanon, kemi një projekt konkret dhe të detajuar, i bërë nga një kompani holandeze.  Ata kanë ndjekur logjikën tradicionale të porteve. Portet duhet të ndërtohen me vende ku mund të thellohen dhe të zgjerohen.

Po mos të fillonte investimi në korridorin 8, nuk do kishte kuptim shpenzimet për të ndërtuar një port tjetër. Ky projekt do ta  kthente Shqipërinë në një vend me potencial të lartë. Me zhvillini e korridorit 8, rritet mundësia. Ka mundësi edhe për zgjerim të Portit, por edhe thellim të portit. Shpresoj që do gjendet një zgjidhje e shpejtë për çështjen e tenderit me kompaninë që do ta ndërtojë atë port, pasi lidhet e rëndësinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.”, tha ai.

Në aspektin tregtar, Zaloshnja u shpreh se ndërtimi i Porto Romanos do të konkurronte në mënyrë të drejtpërdrejtë portin e Pireut në Greqi. Ai theksoi se NATO dhe Bashkimin Evropian janë të interesuara për ndërtimin e shpejtë të këtij porti.

“Edhe NATO dhe BE janë të interesuar për një ndërtim të shpejtë të këtij porti. Porti i Pireut kërcënohet nga ndërtimi i Porto Romanos, sepse distanca është më e shkurtër”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!