Legjislatura e shtatë e Kosovës dhe roli i Albin Kurtit

schedule11:30 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 11:30 - 26 Dhjetor, 2019

Është në vijën e fillimit legjislatura e shtatë për Republikën e Kosovës. Parlamenti i ri i Prishtinës përgatitet të përballet me sesionin përurues me emërimin e një kreu të ri qeverie që pa shumë surpriza pritet të jetë Albin Kurti, partia e të cilit, Vetëvendosje, doli fituese në zgjedhjet e tetorit. Kështu nis analiza e “Euronews” për situatën aktuale politike në Kosovë.

Vetëvendosje ka marrë 29 nga 120 vende në Parlament me një avantazh të lehtë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ka 28 deputetë.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë apel të dy partive që të formojnë sa më shpejt qeverinë e re, duke nënkuptuar një ndarje të ministrive mes palëve. Ish – kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ishte shprehur optimist për legjislaturën e re me një sezon të rinovuar politik të vendit. Ai theksoi se PDK do të jetë në opozitë me shpresën që institucionet e reja të krijohen sa më parë.

Presidenti i Kosovës zgjidhet nga parlamenti si rrjedhojë e një marrëveshjeje mes partive. Partitë më të mëdha do të bien dakord për tu përballur me çështjet më emergjente për vendin, si miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm dhe rifillimi i dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Po kush është Albin Kurti?

I lindur në Prishtinë në 1975-ën, Kurti u diplomua në Informatikë dhe ka qenë lider i protestave studentore për pavarësi, anëtar i lëvizjes për të drejtat e njeriut “Action for Kosovo Netuork” dhe kundërshtar i ashpër i regjimit të Millosheviç. Në vitin 2005 themeloi partinë e majtë Vetëvendosje, kryetar i të cilës është dhe aktualisht. Mbështetës i Vetëvendosjes së Kosovës dhe bashkimit me Shqipërinë, në zgjedhjet e muajit tetor doli parti e parë. Kurti duket se ka marrë mazhorancën dhe falë mbështetjes së përfaqësuesve të minoriteteve etnike turke, boshnjake, rome dhe egjiptiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!