Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Organizonin lojërat e fatit/ Zbulohen 2 lokalet në Tiranë, arrestohen 3 persona

schedule15:55 - 10 Mars, 2026

schedule 15:55 - 10 Mars, 2026

Zbulohen 2 lokale ku organizoheshin ilegalisht, lojëra fati, me kompjuterë dhe me celularë në Tiranë. Policia arreston 3 persona (administrator dhe punonjës në këto subjekte).

Sekuestrohen nga të dyja subjektet, 6 njësi kompjuterike dhe monitorë, 4 celularë dhe bileta me baste sportive.

“Gjatë operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. K, 20 vjeç,  S. M., 24 vjeç dhe E. B., 18 vjeç, pasi:



-në rrugën “Muhamet Deliu”, në lokalin që administronte 24-vjeçari dhe ishte punonjës shtetasin B. K.,  dyshohet se viheshin baste sportive, me celularë;

-në rrugën “Mysym Keta” , në lokalin ku ishte i punësuar shtetasi E. B., u gjetën 2 kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati”, njofton policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!