Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

schedule10:09 - 10 Mars, 2026

schedule 10:09 - 10 Mars, 2026

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, ku ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet për shpërdorim detyre.

Këtë të martë në GJKKO ka vijuar gjykimi i dosjes Gërdeci, ku Fatmir Mediu ështe marrë i pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës .

Përballë gjyqtares Irena Gjoka dhe prokurorit Arben Kraja, avokati mbrojtjes Henrik Ligori relatoi mbi disa parashtrimet e prokurorisë.
|Ministria e mbrojtjes eshte nje strukture me dy krer nje pjese politike dhe pjesa tjeter shtabi i pergjithshem.Njerzit qe kane pasur pergjegjesi per Gerdecin kane marre pergjegjesi.
Sa i takon akuzes per municiomet, nuk ka asnje akt ligjore qe e ndaj kaliber i madh dhe kaliber i vogel. Ministri i mbrojtjes përgjigjet për politikat e ministrisë. Nuk mund të akuzohet se nuk i njeh kalibrat. Me këtë punë merret shtabi i përgjithshem. Si mund që ministri politik t’i ngarkohet pergjegjesi teknike. Sa i takon akuzes se transportit, nuk eshte detyra e ministrit sepse ka strukture qe merret me faturat. Duket qe akuze e bere nga prokurori eshte e pambeshtuetur.” u shpreh ai.



Sakaq Irena Gjoka lexoi para gjykatës përgjigjen e kërkesës së mbrotjësve për përjashtimin e saj.

“Pasi u mor në shqyrtim është vendosur papajtueshmëri mbi kërkesën e mbrojtjes. Mos rrespekti i afatit ka sjellë edhe papajtueshmëri të kërkesës së avokatëve.” tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!