Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Duhet të krijojmë rezerva”, Çoçoli: Nëse konflikti vazhdon, të përgatitemi për më të keqen

schedule21:10 - 9 Mars, 2026

schedule 21:10 - 9 Mars, 2026

TIRANË- Gazetari dhe eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, i ftuar në “Real Story” u shpreh se lufta ka një efekt shumë të madh psikologjik në ekonominë e qytetarëve.

Ai theksoi se nëse konflikti vazhdon mes Izraelit dhe Iranit, atëherë të gjithë duhet të përgatiten për skenarin e më të keqes.

Sipas Çoçolit, vetë qytetarët, por edhe shteti duhet të krijojnë rezerva duke nisur nga mallrat jetikë.



“Efekt psikologjik në ekonomi ka efektin e një bombe atomike që bie mbi interesat ekonomike  të çdo qytetari. Ne duhet të reagojmë shumë fort: Në radhë të parë në rezervat e grurit, sa të kemi mundësi edhe rezervën e naftës.

Rezerva gruri, mielli, rezervat që janë mallra jetike për ne. Rezervat tona shtetërore. Nëse konflikti vazhdon, ne duhet të përgatitemi për më të keqen.

Ku është me e keqja? Te mallrat jetikë. Ne duhet të shohim ditën më të keqe, mund të mos jetë, ama aty të jemi. Kjo është serioziteti i atyre që u kemi dhënë votën dhe që u japim taksat, që të rrinë aty ku rrinë.”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!