Kemi ardhur këtë mëngjes në Boboshticën e rosicave, ku mëngjesi fillon me ponçin e manave. Edi Pino na thotë se Boboshtica ka qindra rrënjë mana, të vjetër, deri ne 600 vjeçarë. Vjehrri i tij ka qenë në emigracion dhe e ka ndërtuar këtë kompleks taverne sepse nuk donte që vajzat të provonin emigracionin. Fshati ka pasur traditë turizmi, me emra rrugësh e sheshesh që në kohë të Zogut dhe është një nga fshatrat ku gjetën strehë te ikurit nga luftërat në Evropë.
Edi ka qenë student i dhjetorit, por nuk e deshi emigracionin. “Për një pale atlete zinim radhë dhe na godiste policia ne Qytetin Studenti”, na thotë duke shtuar: “Thashë, do punoj në Shqipëri, edhe një pemë të mbjellësh, është vlerë e madhe”. “Të gjithë duhet ta marrin shembull, kështu mbesim në vendin tonë”. Boboshtica ka një numër të madh kishash, dhe në njërën prej tyre gjendet një simbol shumë i vjetër, i dy yjeve të kryqëzuara. Shën Jovani, Shen Dhimitri, Shën Maria dhe kisha e Shën Kollit, janë më të njohurat. Këtu ka qenë kisha, manastiri, hanet, sheshi i pazarit dhe stallat e bagetive. Në Boboshticë shohim edhe një ndërtim shumë interesant, kolonadat me gur dhe dru, tradita e lashte e ndertimit per t’u ruajtur nga termetet.
Alma Pino na tregon sesi e ka mbajtur dhe zhvilluar tavernën. Kur vajza e saj u dashurua me një djalë shqiptar që jetonte ne Boston, Alma dhe bashkëshorti bënë gjithçka, që “fëmijët të ktheheshin”. Vajza e saj Nasta na thotë: “Shkova ne SHBA ta shikoja dhe do te kthehesha ne vendin tim”. Ajo ndjek edhe një shkolle kulinarie ne Stamboll sepse dëshiron të gërshetojë vlerat familjare me profesionalizmin ne sherbim. Këtu janë dy fëmijëri të ndryshme, e Almës që kujton kohën kur i çonin prinderit per te mbledhur manat dhe per te zier rakine dhe të Nastës, që kujton kohën kur “vinin si femije te vegjel tek gjyshi dhe gjyshja” dhe nena gatuante lakrorin me hithra dhe qumesht.
Këtu takojmë edhe Pavllo Gjergon që ka ngritur një mini muze për fshatin. Fshat me kulture, ka pasur 120 mesues, na thotë. Pavllo na tregon gjithashtu se manat iu jepeshin vajzave në prike. Na tregon gjithashtu për festën e rosicave, ku grate kercejne e kendojne, por burrat nuk lejohen. Rosicat bëhen ne nder te Shen Marise qe festoi me grate rilindjen e Krishtit, na thotë.
Pavllo na thotë gjithashtu se kishat e Boboshticës, i ruajti besimi, megjithëse ne kohen e monizmit disa u perdoren si depo ushtrie dhe disa u kthyen ne stalla bagetisht. Manat këtu konsiderohen peme te shenjta dhe dikur ndalohej me ligj prerja e tyre. Boboshtica eshte fshat i bekuar, manat 500-600 vjeçare, duhet të mbrohen nga UNESKO, na thotë Pavllo.
Këtu takojmë edhe një djalë të ri, Thomas Dedën, i cili na thotë se do vazhdojë traditën e familjes dhe do të shtojë agroturizëm. “Nese e do atdheun, ke për të ecur përpara gjithmonë, ndryshe “merr rrugët dhe ik””, na thotë. Në Boboshticë mund të gjesh edhe një copëz Azie në një ndërtim që të duket se je në Tajlandë, një lumë me emrin Drenicë dhe ëmbelsirën e famshme të quajtur “paçavure” me akullore./abcnews.al


