U bënë kohë që po përsëritet vetëm një emër.
Tadej Pogaçar është padyshim numri 1 I çiklizmit botëror, dhe viti 2026 duket se nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga ata paraardhës.
Gjigandi nga Sllovenia e nisi stinën e re me fitore, ashtu siç e mbylli të vjetrën, dhe triumfoi në Itali në atë që quhet gara e “Rrugëve të Bardha”, në italisht “Strade Bianke”.
Njëzeteshtatëvjeçari I përshkoi 204 kilometrat në 4 orë, 45’ e 15”, me diferencë nga rivalët.
Ai sulmoi kur kishin mbetur 78 km deri në fund dhe nuk u arrit më.
Kampioni I botës vendosi rekord pasi është I pari që ia del katër herë në Toskanë, një më shumë sesa ish-rekordmeni Fabian Kançelara I Zvicrës.
I dyti, me një minutë vonesë, doli një francez I ri, 19-vjeçari Pol Seiksas, I cili ndoshta mund të jetë sfidanti I ardhshëm I Pogaçarit.
Çiklisti nga Sllovenia natyrisht që ka plane të mëdha për këtë vit.
Dëshiron të rrisë numrin total të fitoreve, që tani është 109, dëshiron të fitojë sa më shumë Klasike të Veriut dhe gara të pranverës, përpara sesa të nisin itineraret e Turit të Francës, ku duhet të mbrojë titullin e fituar katër herë.
Nëse ia del, do të barazonte rekordmenët Edi Merks, Zhak Ankëtil, Bernar Ino dhe Migel Indurain.
Po ashtu, Pogaçar duhet të mbrojë titullin kampion të botës në rrugë.


