Irani iu kërkon falje vendeve të rajonit. Pas një jave luftë që ka sjellë bombardime dhe sulme ndaj disa vende të Rajonit të Lindjes së Mesme nga ana e Teheranit , në një video-mesazh Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian deklaroi se ushtarët Iranainë kishin qëlluar pa koordinim pasi Komandantët e tyre mungonin pasi u vranë nga sulmet Izraelite dhe Amerikane. Pezeshkian me deklaratën e tij la të nënkuptuar se Irani nuk do të sulmojë me Vendet e Gjirit dhe Miqtë Arab të Trump vetëm nëse ata nuk sulmohen nga këto vende.
“Në emrin tim, dua t’ju kërkoj falje vendeve fqinje që u sulmuan nga Irani. Ajo që ndodhi ishte se komandantët dhe udhëheqësi ynë humbën jetën pas agresionit barbar dhe forcat tona të armatosura, kampionët që po sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur integritetin tone territorial qëlluan me dëshirë, sepse komandantët e tyre mungonin. Ata mbrojtën me krenari dhe fuqi atdheun tone. Ata mbrojtën me krenari dhe fuqi atdheun tonë. Ne nuk do te sulmojnë me raketa vendet fqinje, nëse ata nuk na sulmojnë. Kjo punë duhet zgjidhur përmes diplomacisë”, deklaroi ai.
Pavarësisht kësaj deklarate të Teheranit, Vendet e gjirit njoftuan këtë të shtunë se Regjimi Islamik kishte vijuar Sulmet ndaj Tyre. Katari rrezoi nje rakete Iraniane, ne Aeroportin e Dubait pati rrëzim te disa droneve ndërsa Arabia Saudite deklaroi se 16 drone Iranian kishin tentuar te godisnin një prej fushave më të mëdha të naftës së Lindjes së Mesme.
Presidenti Iranian pati një përgjigje edhe për ultimatumin e Donald Trump për dorëzim të vendit të tij. Pezeshkian deklaroi se Amerika duhet ta marrë këtë ëndërr me vete në varr sepse diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë.
“Qe në të dorëzohemi pa kushte, apo Shtetet e Bashkuara duhet ta marrin këtë ëndërr në varr. Ajo për të cilën ne jemi të përkushtuar është ligji ndërkombëtar, kornizat njerëzore dhe parimet për të cilat ata flasin, ata duhet t’u përkushtohen këtyre parimeve. Ata nuk mund të injorojnë të drejtat e asnjë vendi, përfshirë Iranin.”, tha ai.
Lufta në Lindjen e Mesme ka vijuar përgjatë orëve të fundit me Izraelin I cili ka intensifikuar bombardimet e tij ndaj Iranit. Ushtria Izraelite bombardoi këtë të shtunë Aeroportin Mehrabad të Teheranit, me dëshmitarët që thonë se kanë dëgjuar shpërthime masive në zone. Aeroporti I Mehrabadit ishte dikur aeroporti kryesor ndërkombëtar I kryeqytetit, por tani shërben kryesisht për fluturime te brendshme.
Mbi 80 Avionë Luftarakë Izralitë u ngritën në orët e para të kësaj të shtune për të bombarduar Iranin deklaroi Tel Avivi zyrtar I I cili deklaroi se ky mision përfundoi me sukses dhe tha se të tjera misione do të vijnë.
Tel Avivi po vijon gjithashtu sulmet e tyre ndaj bushtit te milicive të Iranit, me bombardimet qe po kryen ndaj Hezbollah ne Libanin Jugor.


