Shqipëria dënon sulmet e Iranit në Azerbajxhan. Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar sulmet e fundit të Gardës Revolucionare të Teheranit, një akt të rëndë ndaj një aleati të Shqipërisë dhe SHBA.
“Një tjetër akt i rëndë dhe i papranueshëm agresioni nga Republika Khomeiniste e Iranit kundër vendeve fqinje, “mëkati” i vetëm i të cilave kanë të përbashkët është të shkëlqejnë në skenën botërore përmes zhvillimit, prosperitetit dhe hapjes, duke e bërë jetën e popullit të tyre më të mirë çdo ditë dhe duke e bërë Iranin të duket edhe më i errët dhe më i verbër nën regjimin e tij satanik.”
Rama ka bërë thirrje të izolimit të plotë të Iranit, sa kohë drejtimin edhe pas vdekjes së Ajatollahut e ka Garda Revolucionare, që synon destabilitet dhe luftë.
“Çdo përpjekje e regjimit të lig në Teheran për të terrorizuar popullsinë civile ose për të destabilizuar vendet fqinje paqësore me qëllim që t’i provokojë ato kundër Shteteve të Bashkuara dhe përgjigjes plotësisht të justifikuar të Izraelit ndaj Republikës Khomeiniste jo vetëm që duhet të dënohet me qartësinë më të madhe, por duhet të shërbejë edhe si një arsye tjetër për ta izoluar plotësisht atë regjim”.
Kryeministri Rama kërkon një unitet më të gjerë botëror, për ta shpallur Iranin një shtet terrorist, për sa kohë drejtohet nga Garda Revolucionare dhe regjimi i Ajatollahëve.
The attack launched against the territory of Azerbaijan, targeting civilian infrastructure in the Nakhchivan region and injuring civilians, is yet another grave and unacceptable act of aggression by the Khomeinist Republic of Iran against neighboring countries whose only “sin”… pic.twitter.com/qFGHM6CmoA
— Edi Rama (@ediramaal) March 5, 2026


